Një eksperiment i qeverisë finlandeze me të papunët nuk arriti të sillte rezultatet që priteshin në fillim të tij. Fjala është për të ardhurat bazë që shteti u ofron qytetarëve të papunë. Dy mijë finlandezë të papunë u trajtuan për 2 vjet me çek mujor nga shteti.


Ata morën 560 euro ta pataksuara çdo muaj nga 1 janari 2017 deri më 31 dhjetor 2018. Që në fillim, atyre iu bë e ditur se do ta merrnin këtë pagesë, pavarësisht nëse gjenin apo jo një punë gjatë dy viteve të ardhshme. Por sipas rezultateve të bëra publike, kjo nuk i nxiti ata të kërkonin një punë dhe të fitonin më shumë. “Eksperimenti i të ardhurave bazë nuk e rriti punësimin e pjesëmarrësve në studim gjatë vitit të parë”, thuhet në një deklaratë të Kela, agjencia qeveritare përgjegjëse për përfitimet dhe Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Rezultatet e studimit nuk janë përfundimtare, pasi ato reflektojnë vetëm vitin e parë të tij. Autoritetet thonë se për të arritur një konkluzion përfundimtar duhen pritur edhe rezultatet e vitit të dytë. Nisma e qeverisë, e prezantuar dy vite më parë, u pa si një hap progresiv drejt një sistemi që shumë mendonin se mund të zhdukte pabarazinë. Edhe miliarderë si Mark Zuckerberg apo Elon Musk, kanë folur shpesh në favor të të ardhurave bazë universale si një zgjidhje e mundshme për papunësinë.


Previous Next