Manchester Utd bën një hap pas, kurse PSG ka epërsinë të madhe për ndeshjen e kthimit me fitoren me rezultat 2:0 në Old Traford, në ndeshjen e parë të tetës së finales në Champions League në futboll. Kimpembe në minutën e 53-të e Mbappe në atë të 60-tën shënuan për fitoren e madhe. Duhet theksuar se në minutën parafundit të sfidës Pogba ndëshkohet me karton të kuq dhe Manchester Utd mbetet me një lojtar me pak. Roma si vendas triumfoi me 2:1 kundër Portos dhe ka një epërsi minimale për takimin e kthimit. Futbollisti Zaniolo ka qenë hero i fitores me golat që shënoi në minutën e 70-të dhe të 76-të, kurse për Porton realizoi Lopez në minutën e 79-të. Më poshtë mund t'i shikoni golat:
