Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi përkrah idenë e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës prej 100% për mallrat serbe dhe ato boshnjake.Veseli ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120 ditë, duke vendosur disa kushtet për Serbinë, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Kelmendi tha se është pro taksës, por që nëse ajo i prishë raportet miqësore me Amerikën, atëherë ajo duhet të pezullohet përkohësisht. “Vendosjen e taksës ne të gjithë e kemi mbështetur dhe normalisht se gjithmonë do ta mbështesim si taksë. Nëse kjo taksë prishë raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, pra ne kemi arritur në atë pikë që të gjitha kërkesat e BE-së po anashkalohen sikur mos të ishte fare BE-ja faktor këshillimi dhe mbështetje për Kosovën, pastaj ne kemi filluar mos ta anashkalojmë edhe kërkesat e ShBA-së pa marrë parasysh kemi të drejtë apo s’kemi të drejtë edhe pse e drejta është në anën tonë”. Kelmendi tha se Kosova duhet t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtarë edhe pse taksa ka qenë vendim i brendshëm dhe i pa ndikuar nga askush.“Ne duhet ti dëgjojmë miqtë ndërkombëtarë, çdo Qeveri, sa herë dëshiron mundet ta pezullojë dhe sa herë dëshiron mundet ta rikthejë, për arsye se është vendim i brendshëm i Qeverisë dhe është vendim i pa ndikuar nga askush”, tha Kelmendi për EO.