Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka bërë një deklaratë shokuese sot. Ai ka thënë se ka një "vend të veçantë në ferr" për ata që e promovuan Brexitin pa as një skicë dhe pa një plan ekzakt për ta kryer atë në mënyrë të sigurtë.
Ai dha këtë deklaratë pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel. Deputetët e mbështetur nga Brexit reaguan me zemërim ndaj deklaratës, duke e dënuar z. Tusk për arrogancën e përdorur. Doëning Street tha se kishte një pyetje për z. Tusk nëse ai e konsideron përdorimin e kësoj lloj gjuhe të dobishme.