Klubi madrilen është gati të bëjë çmenduri për transferimin e Paulo Dybalas. Një ofertë marramendëse për të transferuar Paulo Dybalan në Santiago Bernabeu. E konfirmon e përditshmja spanjolle Don Balon, që zbulon se presidenti Florentino Perez, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas është gati të ofrojë 60 milionë euro plus kartonin e Iscos, që vlerësohet nga Los Blancos 40 milionë euro.
Zërat shtohen edhe për faktin se Dybala nuk po kalon një moment të mirë, duke shfaqur shenja nervozizmi tek Juventusi, sikurse ishte largimi i tij para kohe nga bankina, edhe pse Allegri nuk i kishte përfunduar të tre ndërrimet. Në gjurmët e Dybalas, përveç Real Madridit, është edhe PSG, që ëndërron të formojë një dyshe eksplozive me Neymarin. Gjithnjë sipas Don Balon, Juventusi është gati për ta lënë të Dybalan të largohet, me synim përforcimin e ekipit në repartet e tjera, aty ku edhe ka më shumë nevojë.