Britania e Madhe ka tronditur pushtetarët e korruptuar në vendin tonë. SPAK dhe Byroja e Hetimit po afrojnë, por ndëshkimi nuk do të jetë e vetmja masë, pasi do ketë dhe sekuestrim pasurie. Pak kohë më parë gazeta deklaroi se si një pushtetar i lartë shqiptar ka fshehur në Londër rreth 80 milionë euro, shtypni më poshtë që të shikoni videon:
Bëhet fjalë për para të vëna nga korrupsioni, të cilat duket se janë nuhatur nga autoritetet londineze. Mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe pritet dhe një marrëveshje për të gjurmuar paratë e k;rimit të organizuar dhe të korrupsionit. Por së fundmi Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit, por kushdo që ka dërguar aty paratë ka marrë fund. Nga Shqipëria ka shumë emra të njohur, mes të cilëve dhe një emër me post mjaft të lartë. Por Londra, atij dhe shumë të tjerëve i ka dërguar një mesazh ditët e fundit. Në Moldavi pak kohë më parë u d;ënua me 9 vite bu;rgim ish-kryeministri moldav Vlad Filat, i cili kishte marrë pjesë në afera korruptive. Por autoritetet vendase zbuluan se shumë para ishin fshehur në Londër, nga ku nisi verifikimi nga autoritetet britanike. Dy ditë më parë u bë e ditur se një gjykatë në Londër ka urdhëruar konfiskimin e rreth 500.000 stërlina (570.000 euro) djalit të ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze “Bentley” dhe paguante një qira mujore prej 30.000 stërlina në Londër. Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër k;rimit (NCA) në një komunikatë.
Ish-kryeministri moldav (nga viti 2009 deri në 2013) është aktualisht në burg në vendin e tij pasi u dë;nua në qershor 2016 me nëntë vite bu;rg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u ak;uzua për përvetësimin e 260 milionë dollarëve. Po ashtu, autoritetet londineze kanë bërë të ditur se kanë nisur të gjurmojnë të gjithë llogaritë e dysh;imta bankare me vlera shumë të mëdha. Rreziku për Shqipërinë Zbulimi i parave të djalit të ish-kryeministrit moldav është dhe një mesazh për vendin tonë. Si për ironi, dy ditë më parë në Londër ka zhvilluar një vizitë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fokus të së cilës kanë qenë bur;gjet, reforma në drejtësi, por dhe pastrimi i parave. Gjatë kohës që në krye të ministrisë së Brendshme ishte Fatmir Xhafaj, në Tiranë mbërritën zyrtarë të lartë londinezë, ku u diskutua pikërisht për gjurmimin e llogarive të dyshimta. Fakti që Gjonaj ka shkuar atje, dy;shimet janë se Londra po përgatitet për reprez;alje. Amerikanët dhe BE kanë ndezur motorët e reformës në drejtësi dhe SPAK me Byronë e He;timit do jenë shumë shpejt gati. Por nëse ndiqet shembulli kroat, ar;restimet “VIP” do të bëhen përmes gjurmimit të parave të fshehura nga të korruptuarit, në Kroaci janë nënshkruar marrëveshje me një sërë agjencish ndërkombëtare dhe falë tyre verifikohet çdo transfertë politikanësh dhe zyrtarësh. Kohët e fundit po jepen sinjale se kështu do ndodhë dhe te ne.
