Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka konfirmuar lajmin për rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë. “U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët tanë”, ka shkruar ministri Ismaili.


Me këtë rast, ministri Ismaili ka shtuar se ka nisur dekada e re për shëndetësinë, me reforma dhe transformime. Rritja e pagave përprofesionistët shëndetësorë ka qenë premtim i ministrit Ismaili qysh në fillim të mandatit të tij e cila tani u realizua. Me ligjin e ri, mjekëve specialistë nga 600 euro, do tu rritet paga në 1200 euro.

Previous Next