Cinthia Zanuni, 33, e pa burrin e përsosur kur e takoi atë disa vite më parë. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ata u dashuruan në njëri-tjetrin si çdo burrë dhe grua tjetër. Dasma sigurisht se është një ditë emocionale për ata që martohen, të cilët presin ta kalojnë pjesën tjetër të jetës me dashurinë e tyre. Por, ky çift nga Brazili nuk janë si çdo çift tjetër i zakonshëm. Dhëndri është i paralizuar dhe në karrocë invalidësh, por pavarësisht kësaj, ai çohet dhe vallëzon me nusen e tij në dasmë, transmeton Gazeta Express. Ai është në karrocë që një kohë të gjatë, prej se bëri aksident me motoçikletë në vitin 2014. Shumë gra e kishin refuzuar atë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Por, kjo grua dëshmoi se dashuria është shumë më shumëV ideoja e vallëzimit të tyre është bërë hit në rrjete sociale. Përderisa Rohling ishte në karrocë, Zanuni vallëzoi përreth tij. Më pas erdhën babai dhe vëllai i dhëndrit dhe e çuan atë nga karroca, duke e ndihmuar të rrinte në këmbë për vallëzimin e jetës. Videoja e tyre është bërë viral në rrjete sociale. Shikojeni:


Previous Next