Slloveni Aleksander Çeferin ka marrë sot votat e nevojshme për rizgjedhje në krye të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në kongresin që po mbahet në Romë.


Çeferin ishte kandidati i vetëm për këtë post, ndërsa votimi ishte i njëzëshëm nga 55 anëtarët e kësaj organizate të futbollit.


Si dihet slloveni në shtator të vitit 2016 në krye të UEFA-së e pat zëvendësuar francezin Mishel Pllatini, që u suspendua për shkak të dyshimeve për keqpërdorimeve financiare.

Previous Next