Sot iu dha l*amtumira e fundit sugarit të familjes Ajvazi nga fshati Sojevë i Ferizajt. 13 vjeçari Adriatik Ajvazi, nxënës i klasës së shtatë, d*yshohet se i dha f*und jetës duke u v*arur në l*itar -në plemen e shtëpisë.


Familjarët dhe kujdestarja e klasës thanë se i m*ituri nuk ka shprehur asnjë shenjë d*epresioni as dje e as në të kaluarën. Madje rreth dy orë para momentit t*ragjik ai kishte luajtur me biçikletë bashkë me bashkëmoshatarët e tij në mëhallë. P*rokuroria thotë se nuk ka asnjë d*yshim se dikush ka mundur ta shtyjë 13 vjeçarin ta bëjë këtë veprim.

“Djalë shumë i urtë. Ka shku në shkollë në klasën e shtatë, 13 vjet i ka pas. Nuk ka pas asnjë problem…deri para një ore ose dy para v*dekjes ka lujt me shokët e vetë”, tha ky familjar.

Se Adriatiku ishte nxënës i shkëlqyeshëm e konformoi edhe kujdestarja e klasës së tij, Mirjeta-Kashtanjeva –Gashi.

“Ka qenë shumë i mirë i edukuar shumë mirë, ka qenë dje në shkollë si çdo herë i hareshëm, shumë i sjellshëm. Nuk është vërejtë absolut kurgjo që ka pas ndonjë shq*etësim as dje as herave të tjera. S’ka mungu në shkollë, ka qenë nxënës i rregullt”, tha mësimdhënësja e historisë, kujdestare e klasës së shtatë në shkollën “Ramadan Rexhepi” në Sojevë.

Konfirmimi i p*olicisë për v*dekjen e të m*iturit:

“Rerth orës 18:00, p*olicia është informuar për një rast t*ragjik në Sojevë të Ferizajt. Ekipi m*jekësor ka konstatuar se një i m*itur ndodhet pa sh*enja jete. P*olicia ka dalur në vendin e n*gjarjes dhe sipas informacioneve të para bëhet e ditur se personi i gjinisë mashkullore, 13 vjeçar, ka kryer v*etëv*rasje.



Previous Next