Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm për një kthim në menaxhim dhe synon vendin e punës në Lyon ose Monaco.

Bosi portugez nuk kishte një magji të madhe në Old Trafford, por pas një pauze të shkurtër dëshiron rikthimin në menaxhim, përcjell GazetaBlic.


Pasi u shkarkua nga Chelsea, Mourinho mbeti në Premier Ligë me Manchester United pasi ai u përpoq t’i kthente ditët e lavdishme të Sir Alex Ferguson.

Megjithatë, ai nuk arriti ta bënte këtë dhe u shkarkua nga klubi.

Mourinho tani është i interesuar për një lëvizje në Ligue 1. Sipas L’Equipe, Mourinho dëshiron një lëvizje në Ligue 1 dhe ka identifikuar Lyon ose Monaco si destinacionet e tij të preferuara.

Monaco mund të jetë destinacioni më pak i mundshëm sipas L’Equipe.


Previous Next