“A ban me fol”, videoja e njohur bëri e që djali nga Drenica e po komentohet nga të gjithë. Së fundmi u tha se për të (emër i njohur për redaksinë), e la shkollimin si pasojë e përqeshjeve që po i bëheshin nga të gjithë.
Por, për Gazetën Ex. një familjar i tij ka treguar se ai nuk e ka lënë fakultetin mirëpo ballafaqohet me vështirësi të mëdha financiare për ta paguar shkollimin. Kjo pasi që ai studion në një universitet privat.
Djali nga Drenica, që u bë i njohur pasi videoja e festës së tij për zgjedhjen e Thaçit President u bë virale në internet.
Por, disa viteve pasi që kjo video u publikua dhe në media u komentua ndërprerja e studimeve si arsye pas përqeshjes së madhe që iu bë personazhit të ‘A ban me fol’, për shkak të fjalëve të tij.
Por, ai nuk e ka ndërprerë shkollimin.
Kështu i ka thënë Gazetës Ex., të mërkurën një familjar i tij. Mirëpo, ky familjar, tregon se djali vazhdimisht është duke u përqeshur nga të gjithë për fjalët e tija. Përqeshje këto të cilat sipas familjarit të tij po i pengojnë.
“Jo, ai e vazhdon shkollimin. Bilës është shumë student i mirë. Po bëjnë hajgare njerëzit me atë çfarë ka thënë. Edhe kjo gjë po i pengon, ngase tashmë janë bërë të tepërta. Nuk ka vend që ai shkon e nuk ia thonë fjalët ‘A ban me fol”, tregon ky i afërm i tij.
Familjari i tij për Gazetën Ex. ka thënë se ai po ballafaqohet me vështirësi financiare për ta paguar fakultetin. Ndonëse thotë se u ka penguar përqeshja, familjari i Ilirit thotë se ai po studionte në një kolegj privat dhe nuk po ka shumë mundësi t’i mbulojë shpenzimet.