K*onflikti i përgja*kshëm në Jemen, ka bërë që prindërit e dëshpëruar të martojnë vajzat e tyre në mosha shumë të vogla për të m*bijetuar nga uria.

“K*atastrofa humanitare e shkaktuar nga njeriu”, pra l*ufta b*rutale në Jemen detyroi prindërit të shesin vajzat e tyre deri në moshën 3 vjeçare me shpresën se do mbi*jetonin në familjen ku do shkonin, tha organizata bamirëse ndërkombëtare Oxfam.


Familjet përdorin paratë që shesin fëmijët për të blerë ushqim dhe për tu strehuar.

“Ata mendojnë se është e vetmja mënyrë për të mb*ijetuar,”-tha drejtori i Oxfam për Jemenin, Muhsin Siddiquey. “Dhëndri sjell pajën dhe kjo shikohet si mënyrë për të mbajtur familjen.”

Ai shtoi se janë mbi 10 milionë njerëz në Jemen në prag të zisë së bukës.

Ndërsa thekoi se katër vitet e l*uftës sollën krizën më të keqe të kolerës në shekullin e fundit.

“Nëse asistenca humanitare nuk ofrohet në kohën e duhur dhe furnizimi me ushqim bëhet jofunksional qoftë edhe për një ditë, situata do jetë shumë k*atastrofike,”-theksoi Siddiquey.

Previous Next