Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka zbuluar ditën e martë se tre yjet e Bayern Munich, Hummels, Boateng dhe Muller, kampionë të botës në 2014-ën, nuk do të jenë më pjesë e përfaqësueses.


Drejtuesit e klubit bavarez, siç mund të imagjinohej, nuk e kanë pritur aspak mirë.

“Momenti i lajmërimit është i diskutueshëm, – kanë thënë presidenti Rummenigge dhe drejtori sportiv Salihamidzic në një komunikatë të përbashkët për shtyp, – na ka bezdisur fakti se ky lajm ka ardhur pak ditë para ndeshjes së rëndësishme në kampionat kundër Wolfsburg-ut dhe para sfidës me Liverpool-in në 1/8-at e Champions League”.

Sipaz “Bild”, Low konsiderohet fajtor për këtë vendim që, duke parë se Gjermania e ka luajtur ndeshjen e saj të fundit në nëntor, mund të ishte zyrtarizuar shumë kohë më parë.


Previous Next