Edhe pse është pensionuar moti nga boksi, Luan Krasniqi e tregon forcën dhe guximin e tij!
Kanë kaluar vite prejse Luan Krasniqi është pensionuar nga boksi, shkruan express. Përkundër kësaj, ish boksieri i famshëm shqiptar nga Juniku e ka treguar forcën dhe guximin e tij edhe njëherë.
Por jo në ring.
Ai ka shkuar për skijim në Austri ku e ka sfiduar veten në temperatura të ulëta dhe me borë.
Në një pishinë të hapur, në një ambient të ftohtë nga bora, Krasniqi është sfiduar në ujë të ftohtë.
Ai është ndër boksierët më të famshëm shqiptar, ndërsa kohëve të fundit shpesh vjen në pushime edhe në Kosovë.