Lionel Messi nuk është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur Kevin Prince Boateng.

Ylli ganez në afatin kalimtar të dimrit nga Sassuolo është transferuar te Barcelona, për të ofruar më shumë zgjidhje për sulmin e Ernesto Valverdes.


Edhe pse ka disa muaj që stërvitet me Lionel Messin, për Boatengun, argjentinasi nuk është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur.

32 vjeçari ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur.

Me Ibrahimovic, Boateng ka luajtur te Milan për dy sezone, ndërsa në vitin 2011 kishin fituar edhe titullin e Serie A.


Previous Next