Real Madrid ka nëntë pikë më pak se Barcelona në kampionat dhe të eliminuar nga Kupa, suksesi në UEFA Champions League tashmë është vendimtar për të ardhmen e Santiago Solari në stolin e Mbretërve.


Pas 21 fitoreve, 6 humbjeve dhe 2 barazimeve, Santiago Solari e gjen veten në një pozitë ku, ose i duhet të fitojë Championsin, ose të largohet. Në rast se Real Madrid e mbyll sezonin pa asnjë trofe, atëherë madrilenët mund të kërkojnë të sjellin trajnerin aktual të Juventusit, Massimiliano Allegri. Ky i fundit pritet të mbyllë aventurën e tij me Juventusin në fund të këtij sezoni.

Previous Next