Chelsea dhe Juventus pritet të bëjnë një garë të fortë për francezin Zinedine Zidane.

“The Sun” raportoi se Chelsea do të kërkojë që Zidane të marrë drejtimin e klubit në rast se Maurizio Sarri nuk arrin objektivat sezonale e që është kualifikimi në Champions League dhe triumfi në Europa League.


Në anën tjetër, edhe Juventus kërkon të sjellë në Torino ish-trajnerin e Real Madridit. Madje, kohë më parë, vet Zidane kishte thënë se një ditë do të kthehej tek Juve si trajner. Madje Zidane është edhe i preferuari i presidentit të Juventus, Andrea Agnelli, që e kërkon me patjetër, pasi me Zinedine Zidane beson se do të arrijë suksesin aq të dëshiruar në Champions League.

Previous Next