Mbrëmjen e sotme emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Elvis Naçi bënë me shtëpi familjen Çuko nga fshati Fermë-Çlirim i Fierit.

Gjithashtu atyre iu akordua për 2 vite një pension 300 mijë lekë në muaj nga një grua, ndërsa të dy prindërve iu sigurua edhe një punë.


Në momentin që Elvis Naçi shkon për t’i treguar shtëpinë e re, Luisi djali i vogël nuk ndodhej aty.

Ai po mblidhte bidona dhe kanoçe për t’i shitur për të siguruar bukën e gojës.

Elvisi i tha Luisit se nuk do ta bënte më atë punë, ndërsa i mori edhe thesin me kanaçe nga dora.

Naçi i tha Luisit se tashmë edhe ai do të jetonte si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Previous Next