Milot Rashica sapo ka shënuar golin më të rëndësishëm në karrierë. Ylli kosovar ka shënuar pas 3 minutash lojë ndaj Mainz në Bundesliga.
Ky gol ka vlerën e një rekordi historik.
Werder Bremen e ka thyer rekordin në Bundesliga duke u bërë skuadra e parë që shënon në 27 ndeshje me radhë në ligën gjermane.