Në praninë e shumë qytetarëve, sot në va,rrezat e fshatit Prejlep të Deçanit u va,rros punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj, e cila papritmas ndërroi jetë të shtunën.

Në ceremoninë e va,rrimit, përveç familjarëve, miqve dhe kolegëve nga Telegrafi, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë, të cilët me dhembje e lot i dhanë la,mtumirën e fundit Qendresës.


Qendresa Rashiti-Hulaj ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një su,lmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze. Gjatë punës në Telegraf, Qendresa u çmua si punëtore e shkëlqyeshme dhe kolege shembullore.

Kolegët gjithmonë do ta kujtojnë Qendresën, punëtoren e zellshme, e cila shquhej me urtësinë, korrektësinë dhe sinqeritetin e saj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rashiti dhe Hulaj.


Previous Next