Milot Rashica është njëri nga lojtarët më në formë që aktualisht ka Kombëtarja e Kosovës

Milot Rashica e ka nisur vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme me Werder Bremenin duke realizuar 7 gola, prej tyre 6 në Bundesligë.


22 vjeçari nga Vushtrria që ndryshe njihet edhe me nofkën ‘Raketa’ sot pritet që të startojë nga minuta e parë për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë që luhet në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Rashica luajti për 45 minuta në ndeshjen që Kosova ditë më parë e zhvilloi me Danimarkën[2-2] dhe pati një paraqitje pozitive.

Miloti në stërvitjet me Kosovën shihej se është në formë të mirë dhe më i uritur se kurrë që të tregojë vlerat edhe në Kombëtare dhe me gjasë formën e mrekulleshme që po e kalon te Werderi tani do ta bartë edhe te Dardanët.

Le të shpresojmë që sonte të shohim një ‘Raketë’ nga ana e Rashicës.


Previous Next