Njëri prej gjesteve që morri vëmendjen e futbolldashësve ishte edhe dueli mes Ramosit dhe Messit.

Në pjesën e parë, Sergio Ramos e goditi ashpër Messin në fytyrë, por që gjyqtari nuk e vërejti, madje as nuk i interesoi ta shikojë VAR-in, pasi tashmë veçse e kishte përfunduar pjesën e parë.


Por me të përfunduar takimi, kapiteni i madrilenëve, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka thënë se nuk ishte e qëllimshme, madje në njëfarë mënyre e kritikoi Messin për reagimin:

“Nuk ishte e qëllimshme. Më shumë ishte duel. Ai (Messi) nuk e di pse e morri për të keq. U desh të përmbahej por reagoi, kam përshtypjen se kur nuk shënon, detyrohesh të bësh diçka tjetër”, përfundoi i shumëkritikuari për lojën e ashpër, Sergio Ramos.

Previous Next