Përzgjedhësi i Kombëtare bullgare, Petar Hubchev, pas asaj ndeshjeje ka thënë se e ka parë Kosovën duke luajtur dhe është shprehur i vetëdijshëm se futbollistët e tij do ta kenë shumë vështirë.
“E kemi analizuar Kosovën, e kemi parë atë, e pamë ndaj Danimarkës, kanë një ekip shumë serioz”, ka thënë Hubchev në konferencën pas ndeshjes.Trajneri bullgar ka veçuar 25 minutat e fundit të ndeshjes, kur Kosova shënoi për 2:1. “Ata treguan karakter në 20-25 minutat e fundit”, ka shtuar Hubchev.