Është 18 vjeçe dhe rre.zikon të mbetet e paralizuar, ta kalojë jetën në një karrige me rrota në rastin më të mirë, ose e shtruar në spital në gjendje ko.me.

Kjo është historia e Eugersa Bregut, 18 vjeçares që ka prekur shumë shpirtra të shqiptarisë.


E vetmja mundësi për këtë vajzë është një kurë mjaft e lartë në çmim, çka ka bërë që shumë qytetarë të zgjasin duart e tyre për ta ndihmuar financiarisht 18 vjeçaren nga Mamurrasi.

80 mijë euro kushton kurimi i vajzës që vuan nga sklerza multiple. Eguersa i është drejtuar vetë me një mesazh të hapur shqiptarëve, një “letër” të cilën ajo e ka lexuar në emisionin “shqiptarët për shqiptarët” në prezencën e nënës së saj

Në padijeni për këtë akt të vajzës, nëna e Eugersës përlotet kur dëgjon vajzën që i kërkon të falur që nuk shkon dot më në shkollë për të marrë nota të mira. Ajo është një vajzë ekselente. Eugersa i lutet nënës që të mbajë lotët dhe një lutje ia drejton shqiptarëve që ta ndihmojnë.

Eugersa: E dashur mami gjithmonë kam dashur të të bëj krenare për arritjet e vajzës tënde. Endrra ime ishte të mësoja shumë dhe të shikoja që sakrificat tuaja të shpërbleheshin me notat që unë merrja në shkollë.


Të lutem nënë, të më falësh se sot do të jesh në studio për të kërkuar ndihmë për mua, për vajzën tëndë, që sot ka ndërprere gjithçka. I kujtoj me mall ditët kur më prisje tek dera, me buzëqeshje e më mbysje me të p.uthura, kur unë të thoja edhe sot e mora një 10!

Më fal mami, se unë nuk e zgjodh dot sëm.undjen apo shëndetin tim, unë zgjodha të të bëj krenare të mësoja por jo çdo gjë varet nga unë. E di sa të vështirë e ka gjyshi që nuk më flet, sepse ndihet i keq ardhur që nuk më ndihmon dot.

Babi të dua shumë! Ju kërkoj të falur që sot po nxirrni në shitje gjithçka për mua. Më ka marrë malli për shoqet e mia, çdo mëngjes takoheshim dhe e nisnim ditën me buzëqeshje, mësonim, më ka marrë malli të ulem në bankë me dy shoqet e mia.

Sot rr.ezikoj të mbetem në karrige, por e di se kam një shpresë se aty, nga studio e “Shqiptarët për shqiptarët” do të fillojë edhe një rreze drite për mua.

Unë sot jam e vogël por kurrë nuk do t’ua harroj shqiptarëve këtë që po bëni për mua.

Unë do të përpiqem me mish dhe me shpirt që të jem nxënëse e 10-ve. Një ditë edhe unë do ta nderoj vendin tim. Mami, të lutem bëhu e fortë dhe mbaji lotët. Të premtoj se një ditë do të bëhem mirë dhe nëse sëm.undja ime vihet nën kontroll, do të jesh krenare të dalësh në televizione, si nëna më e mirë në botë, që edukoi një vajzë, që nderoi veten, ty, familjen, shoqërinë dhe vendin që e rriti.


Ja kam borxh të gjithë shqiptarëve këtë premtim!

Doktorët shqiptarë nuk i kanë dhënë shpresa Eugersës, e cila i është drejtuar Italisë. 80 mijë euro ka kërkuar spitali i Sienës, i cili do të injektojë në trupin e vajzës 5 herë në total një ilaç të quajtur alentuzomab. Bari do të arrijë të mbajë nën kontroll sëmu.ndjen e rëndë që e ka prekur këtë vajzë, ajo s’do të mund t’i shpëtojë asaj për të gjithë jetën, por të paktën nuk do t’i kalojë ditët në një karrige me rrota ose në ko.ma.

Me të dëgjuar mesazhin e saj, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë kontribuar për kurimin e Eugersës. Deri më tani një shumë e madhe është mbledhur përmes donacioneve. Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u dhuruan 5 mijë euro për vajzën. Elvis Naçi deklaroi se ka shpresë që të gjithë shqiptarët do të bashkohen për t’i dhënë sado pak Eugersës. Naçi deklaroi se boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndërmarrë i vetëm një fushatë sensibilizimi dhe ka arritur të mbledhë në Kanada një shifër prej mëse 7 mijë eurosh.

Elvis Naçi:. Të gjithë bashkë do të mundohemi që të mbledhin paratë dhe shpresojmë që Zoti para dhe ne prapa… të arrihet ajo që duhet për Eugersën.

Nëna e Eugersës: Shpreso që populli shqiptar të ndihmojë vajzën time. Ju falënderoj të gjithëve kudo që ndodhen për atë që kanë bërë deri më tani për vajzën. Ajo ka dëshirë të bëhet një aktore, kjo është ëndrra e saj.


Elvis Naçi: Leku është letër, Eugersa është jetë… leku është letër dhe familjet që ndihmohen janë jetë njerëzore. Jam i sigurt se rastet do të kuptohen në këtë sens kështuqe ne shqiptarët do të jemi këtu për shqiptarët në nevojë.

Previous Next