Humbja me Turqinë ka lëkundur pozitat e Christian Panuccit në krye të stolit të Shqipërisë.

Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore.


Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuccit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Siç raporton ‘Balkanweb’, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edy Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës, i cili sot ishte i pranishëm në stadium.

Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Previous Next