Anglia ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e sotme kundër Çekisë.
Në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, që u zhvillua në Grupin A, ku gjendet edhe Kosova, Anglia ka fituar me rezultat 5-0.
Çekia në asnjë rast nuk arriti që ta rrezikojë portën angleze. Ndeshja tjetër të këtij grupi që u zhvillua mes Bullgarisë dhe Malit të Zi, përfundoi me rezultat 1-1. Kosova e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese të hënën në Prishtinë, ku e pret Bullgarinë.