Gazetarja Telegrafit, Qendresa Rashiti Hulaj, ka humbur jetën sot si pasojë e një g*oditje në zemër.
Lajmi është bërë i ditur nga Telegrafi nëpërmjet një njoftimi, ku shprehte ngushëllim për 27-vjeçaren.
Mësohet gjithashtu se Qendresa ishte e martuar dhe ishte nënë e një vajze.
“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një s*ulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. V*arrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në v*arrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.