Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi m*asakra e Izbicës, ku f*orcat serbe v*ranë dhe m*asakruan m*izorisht 147 veta.

Në këtë përvjetor familjarët e të v*rarëve kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre.


Habile Krasniqi, e cila qante me lot në sy pranë v*arrit të birit të tij, ka treguar për Ekonomia Online, se si ia kishin marrë nga dora djalin edhe vajzën, dhe në momentin ku ajo u mundua të rezistoi ia th*yen që të ty duart dhe ia morën fëmijët.

‘’Jam pas ul, ma kan marr prej dore, e na kan than shkoni për Shqipni e ka kap prej dore ma kan marr me gjith çike edhe i kena ra përmi. Çikën kan dasht me ma mytë e kam lan tu qajt edhe burrin e kam lan, kur jam kthy i kam ra përmi kanë dasht me më v*ra “, rrëfen ajo.

Zeqir Krasniqi, vëllau i Habile Krasniqit, tha se serbët motrës së tij ia kanë marrë djalin dhe vajzën nga duart duke ia th*yer ato, por vajzën më pas ia kanë kthyer.

“Kësaj lokes ia kanë marrë prej dore djalin dhe ia kanë th*yer dy duart. E kanë marr dhe e kanë m*asakruar plus edhe motrën e kanë marr po atë e kanë lëshuar”, ka thënë ai.

Gani Bajra, i cili kishte humbur djalin e tij, Sami Bajrën, rrëfen për për të birin i cili ka thënë se Samiu përveç nënës së tij, nuk i kishte treguar askujt për qasjen e tij në UÇK.

“Samiun e kam pasë të vetmin djalë dhe katër vajza. Samiu kur u kyç në UÇK, nuk na ka tregu askujt vetëm nënës së tij edhe i ka treguar nëna e vet.


Përgjigjja e tij që i kishte dhënë nënës më ka brengosë tërë jetën. Ai i kishte thënë “sot ta niva këtë fjalë dhe më kurrë s’du me ta ni, se njëqind djem me i pasë, çdo njëri e ka shpirtin hasret për veti edhe duhet me e dhënë jetën”, rrëfen Bajra.

Ai duke treguar se edhe babën edhe të birin e ka humbur në këtë m*asakër, thotë se njerëzit tashmë këto gjëra i kanë harruar dhe kërkon nga autoritetet që t’i gjejnë k*ufomat e tyre.

”Sot, njerëzit këta i kanë harru. Ai se ka kursyer as jetën e vet, e këto sene sot ende na brengosin edhe më e rënda për ne si familje është se edhe babë e djalë mu më janë v*rarë, por babën e kam gjetur e djalin as eshtrat nuk ia kam gjet se na kanë marrë k*ufomat e tyre. Jo vetëm mua, por të gjitha këto v*arreza i kanë marrë e i kanë zhv*arrosë dhe këtu shumë ka të pagjetur. Babën e kam gjet në Suhadoll, e djalin nuk e kam gjet“, u shpreh ai.

“… I kisha bërë apel politikanëve le të na gjejnë k*ufomat bile t’i kem se kjo po na brengosë shumë. Me rëndësi me i gjet eshtrat e me na kthy. Qe 20 vjet jemi me lot në sy. Vjen Shëngjergji, vjen Bajrami, vjen Vit i Ri, vjen Ditëlindja që e ka pasë na jemi gjithmonë me lot në sy.

Rexhep Dasheci, i biri i dëshmorit Pajazit Dashevci, rrëfeu se babai i tij kishte ikë nga komuna e Klinës dhe është strehuar në fshatin Izbicë ku më pastaj e kishin v*rarë serbët.


“Këta janë v*rarë civil këtu, kanë qenë të strehuar. Dihet se neve na kanë ndjekë serbët nga fshati ynë, edhe në këtë vend janë tubuar popullata edhe i kanë v*rarë. Në fakt ne jemi nga Komuna e Klinës, kanë ikur nga fshati për nga kjo anë edhe këtu i kanë nxënë dhe u bë një m*asakër ndoshta më e madhja në Kosovë se s’kanë kursyer as fëmijë e as gra, as shtatzëna, as pleq”, tregon ai.

20 vjet më parë, më 28 mars 1999, ka ndodhur m*asakra e Izbicës, ku nga f*orcat p*olicore e u*shtarake të armikut u v*ranë 147 shqiptarë. Pas m*asakrës, k*ufomat e të v*rarëve, i v*arrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por f*orcat serbe i zhv*arrosën duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Previous Next