Sulmuesi brazilian është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ajaxit. Një javë e zezë për Real Madridin.
Fillimisht dy humbjet radhazi nga Barcelona e më pas edhe eliminimin i turpshëm nga Liga e Kampionëve, ku u mundën në Santiago Bernabeu nga Ajaxi me rezultat 1-4.
Por problemet vazhdojnë për Los Blancos, që tani nuk do të mund të llogarisin në talentin brazilian Vinicius Junior, i cili mbrëmë u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha qysh në minutën e 35-të.
Në një komunikatë nga klubi madrilen mësohet se Vinicius ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë.
Për këto lloj lëndimesh kërkohen deri në dy muaj kohë për t’u rikuperuar dhe kësisoj 18-vjeçari do të kthehet vetëm për ndeshjet e fundit të La Ligës