Mediat serbe vazhdojnë të vjellin vrer kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë kohës së l*uftës ka qenë një prej komandantëve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ka udhëhequr l*uftën kundër p*ushtimit gj*enocidal të Sllobodan Millosheiviqt.


Kështu ka vepruar mediumi serb ‘Ekspres.net’, i cili është munduar që një prej aktorëve të një filmi ruso-serb që v*ret gra e fëmijë, ta krahasojë me karakterin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Megjithatë vetë aktori që e luan rolin kryesor në këtë film , thotë se nuk është inspiruar nga ndonjë person lidhur me këtë rol, dhe se nuk i intereson fare çështja e nacionalitetit.

Aleksandar Sreckovic thotë se përmes këtij filmi të titulluar “Kufijtë e Ballkanit”, vetëm ka dashur ta paraqes të keqen që vjen nga l*uftërat që udhëhiqen nga vetë njeriu.

“Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ngjanë me një t*errorist që m*byt gra e fëmijë në një film ruso-serb”, kështu e fillon shkrimin mediumi serb ‘ekspres.net’, në të cilin flitet për filmin e aktorit serb, Aleksandar Sreckovic, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë film, ka folur edhe vetë aktori, duke thënë se mban mend mjaft mirë atë periudhë kohore, të cilën ka vendosur që ta realizojë edhe si një film.

“Për fat të keq, unë jam mjaft i vjetër për të kujtuar k*onfliktet e vitit 1991. Mbaj mend gjithë atë atmosferë, dhe për këtë arsye kam vendosur që të ruaj këtë përvojë”, ka thënë Sreckovic.

Aktori serb, Sreckvoic në këtë film të titulluar “Kufiri Ballkanik’, e luan rolin e një udhëheqësi famëkeq të t*erroristëve shqiptarë që vret fëmijët, gratë dhe që drejton një kartel të d*rogës.


Siç shkruan mediumi serb, roli i aktorit serb në këtë film është kopje e vërtetë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Skenat në këtë film përshkruhen si shumë reale, të cilat rikthejnë shijen e hidhur dhe frikën.

Megjithatë pavarësisht shkrimit të mediumit serb ‘ekspres.net’, vetë aktori serb, Sreckoviq thotë se për rolin që luan nuk është frymëzuar nga ndonjë person të caktuar, por ka dashur që të shpreh të keqën e l*uftërave që udhëhiqen nga vetë njeriu.

Ai thotë se nuk i intereson fare nacionaliteti i këtij karakteri që e luan në film.

Gjithmonë sipas gazetës serbe, ky film është një vepër patriotike ruso-serbe, e frymëzuar nga ngjarjet e vërteta gjatë b*ombardimeve të Jugosllavisë gjatë vitit 1999.

Storja e këtij filmi ka të bëjë me p*ushtimin rus të Aeroportit të Prishtinës me 12 qershor të vitit 1999, si përpjekje për të marrë një nga pozicionet strategjike, para se të arrijnë trupat dhe a*rmatimi i N A T O-s.

T*rupave ruse gjithashtu në këtë fiksion iu bashkohen edhe dy o*ficerë të ushtrisë Jugosllave Vuk (Milos Rikovic) të cilët ‘t*erroristët shqiptarë i kanë m*bytur të gjithë familjen, dhe kolegu i tij mysliman Fadili (Alexander Radojici). Ata nuk janë të interesuar që ta marrin përsipër aeroportin, por për t’u hakmarrë “Smukut”, të cilin Vuk dëshiron që ta v*ras. Të bashkuar rusët dhe serbët l*uftojnë së bashku kundër “t*erroristëve shqiptarë”.


Sipas këtij mediumi, ky film fiksion që ndërthur imazhet reale me fatin e vërtetë, tregon ndihmën ruse për serbët, në një l*uftë me “t*erroristët shqiptarë”,

Ashtu siç kishin shkruar mediat në vitin 2000, kur rusët e kishin rr*ahur Ramush Haradinajn.


Previous Next