Arsenal nuk e ka filluar më së miri fazën e 1/16-ës së finales, në kuadër të garave të Ligës së Evropës.
Londinezët kanë pësuar humbje në udhëtimin e tyre në Francë (1:3), ku përballë kishin skuadrën e Rennes.
Arsenal e nisi shumë mirë këtë takim, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 4’ me anë të Alex Iëobi.
Megjithatë, në minutën e 41’ një veprim i pamenduar mirë i Sokratis Papastathopoulos i la ‘gunners’ me 10 lojtarë në fushë.
Po në atë minutë vendasit barazuan rezultatin, për të shkuar në pauzën 15 minutëshe me rezultat të barabartë.
Kurse, ishte Nacho Monreal i cili shënoi një autogol për të përmbysur skuadrën e tij, kur po luhej minuta e 65’.
Fitoren e vendasve e vulosi Ismaila Sarr i cili realizoi në minutën e 88′ të takimit, duke ia bërë gjithçka më të vështirë Arsenalit.
Arsenal do të ketë edhe një mundësi në Londër, në ‘Emirates Stadium’ që të kthejë situatën në favorin e vet.