Shqipëria është mposhtur sonte nga Turqia me rezultat 0-2.
Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2020”.
Shqipëria luajti në Shkodër kundër Turqisë, të cilët ndodhën ne Grupin H, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Islanda, Andorra dhe Moldavia.
Ndeshja e sotme len shumë për të dëshiruar për Shqipërinë, pasi për veç minutave të parë në fillim të lojës që pati një lojë më kërkuese, më nuk arriti në asnjë rast të gjejë lojën e saj më të mirë.
Kurse Turqia ishte më stabile, golin e parë e shënoi në pjesën e parë dhe të dytin në pjesën e dytë. Shqipëria ishte kualifikuar në evropianin e kaluar dhe kjo ishte hera e vetme që Shqipëria arriti të kualifikohet.