Edon Zhegrova ishte lojtari më i kritikuar nga tifozët në barazimin 2-2 të Kosovës ndaj Danimarkës

Kosova luajti baraz 2-2 me Danimarkën në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin mitik, Fadil Vokrri.


Edon Zhegrova në këtë takim u inkuadrua në pjesën e dytë duke zëvendësuar Milot Rashicën.

19 vjeçari bëri një paraqitje zhgënjyese dhe ishte fajtor për njërin nga golat që e pësoi Kosova.

Zhegrova në shumicën e rasteve u tregua egoist dhe pas ndeshjes është kritikuar me të madhe nga tifozët e Kosovës.

E madje një tifoz ka një kërkesë të përçudshme për ndeshjen e ardhshme të Kosovës ndaj Bullgarisë që luhet të hënën me fillim nga ora 20:45.

Ky tifoz ka kërkuar që dikush ta çojë Zhegrovën te dajtë të hënën në mënyrë që ai të mos ketë mundësi që të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë.


Previous Next