Ka qenë njëra nga temat më të përfolura ditën e sotme nga kampi verdhë e kaltër.
Fjala është për një lajm që ka qarkulluar lidhur me lëndimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës, Benjamin Kolollit.
U raportua se futbollisti i Zurich’ut nuk ka arritur të rikuperohet, por këtë e ka demantuar në njëfarë mënyre, mjeku i kombëtares, Murat Berisha.
Në një intervistë për SuperSport 2, Berisha ka thënë se ende nuk është e qartë situata e lojtarit në fjalë.
Mbrojtësi pritet t’i nënstrohet një skenimi për të parë gjendjen e lëndimit, ndërsa pastaj vendos trajneri nëse duhet inkuadruar apo jo.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, kurse ne shpresojmë se Kololli do të arrijë të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë.