Lojtari më i mirë i Kosovës, Arbër Zeneli ka folur përpara ndeshjes me Bullgarinë, e cila zhvillohet të hënën nga ora 20:45.

Zeneli foli përpara gazetarëve në përfundimin e stërvitjeve përpara testit ndaj Bullgarisë.


I pyetur se sa brengoset nga forcat dhe përvoja e kundërshtarit, ylli i Reims u shpreh: ”Nuk e kam shikuar lojën e fundit të tyre[ndaj Malit të Zi], por i dimë kualitetet e tyre. Ne do japim maksimumin tonë dhe rezultati mbetet të shihet. Shpresojmë në fitore”.

Ndërsa Zeneli foli edhe për mungesën e rëndësishme të Kosovës në këtë ndeshje, ajo e Benjamin Kololli, raporton Periskopi.

”Mungesa e Kolollit është e rëndësishme, por ne kemi Leartin, që mund ta kryej atë punë shumë mirë. Nuk është vetëm Learti, por e gjithë mbrojtja e Kosovës ka kualitete dhe mund ta kryejnë punën më së miri”, përfundoi Arbër Zeneli.

Sot ishte stërvitja e parë e Kosovës pas barazimit ndaj Danimarkës, ndërsa nesër pritet stërvitja e fundit dhe konferenca për shtyp e selektorit Bernard Challandes.


Previous Next