Nëna nuk e ka ditur deri në ora tetë e mbrëmjes që fëmija është th*erur. Vogëlushi 7 vjeçar ka mbetur i shtrirë për rreth gjysmë ore në rrugë me gj*akderdhje të madhe, merr vesh albinfo.ch nga burime të afërta të familjes së djalit të v*rarë.


Zvicra është t*ronditur sot nga v*rasja m*akabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që p*olicia i ka thënë asaj një makinë e ka g*oditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon për albinfo.ch një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka v*dekur nga h*emorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të ëmës së djalit”.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, merr vesh albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.

Siç merr vesh albinfo.ch, nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit të v*rarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon për albinfo.ch burimi ynë.

“Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me h*emorragji të madhe. E ka p*rerë në fyt”.


Previous Next