Massimiliano Allegri ka insistuar se dëshiron ta respektojë pjesën e mbetur të kontratës me skuadrën kampione nga Serie A.

Massimiliano Allegri nuk planifikon të largohet nga Juventus.

Trajneri i “Bianconerëve” ka insistuar se dëshiron ta respektojë pjesën e mbetur të kontratës me skuadrën kampione nga Serie A.


“A do të mbetem në Juventus? Kam edhe një vit kontratë dhe sigurisht se do të mbetem”, u shpreh Allegri për “Rai 1”.

Allegri do të hyjë në vitin e fundit të kontratës por ka zgjuar dyshime rreth largimit nga Juventus pas eliminimit nga Ajax në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.


Previous Next