Bayern Munchen e ka deklasuar 5-0 Borussian e Dortmundit në derbin e kësaj jave në Bundesligë.

‘Bavarezët’ në këtë ndeshje janë futur më të motivuar se kurrë, pasi gjendeshin dy pikë prapa ‘Verdhezinjëve’ të cilët ishin lider në Bundesligë.


Fillimisht, Mats Hummels (10′) dhe Robert Lewandowski (17′) i shënuan ish-skuadrës së tyre.

Ndërkohë Javi Martinez (41′) dhe Sergi Gnabry (43′) i dhanë fund shpresave të mysafirëve për një rezultat pozitiv qysh në 45 minutat e para.

Futbollistët e Dortmund duken vetëm spektakor në fushë në këtë ndeshje, teksa pjesa e dytë solli një ndeshje të qetë dhe me dominim total të vendasve, që shënuan krejt në fund edhe golin e pestë, me autor Robert Lewandowskin (89′).

Bayern kthehet në pozitën e parë me një pikë më shumë se Dortmund.

Në javën e ardhshme, ekipi i Kovac udhëton te Dusseldorf, ndërsa ekipi i Favre do kërkojë këndelljen ndaj Mainz.



Previous Next