Sot lojtarët e Gennaro Gattuso kanë pësuar me rezultatin 2:1 kundër liderëve të tabelës.
Ishin ‘rosonerët’ ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Krzysztof Piatek, kur po luhej minuta e 39’ e takimit, por nuk arritën ta ruajnë këtë epërsi.
Po luhej minuta e 60’ e takimit kur u akordua penallti në favor të Juventus dhe këtë penallti në gol e konkretizoi Paulo Dybala.
Për golin e fitores së ‘zonjës së vjetër’ u përkujdes i riu Moise Kean, kur pas inkuadrimit shënoi në minutën e 84’ për golin e fitores.
Me këtë humbje, Milano numëron 50 pikë, dhe i jep mundësinë skuadrës së Atalanta për të kaluar në pozitën e katërt, në rast fitoreje ndaj Inter.