Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të dorëzohet para moshës së tij.

Legjenda italiane duket se është shumë afër që të arrijë një marrëveshje të re me skuadrën e Paris Saint Germain.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, PSG janë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësinë për vazhdimin e kontratës me portierin italian edhe për një sezon.


Një marrëveshje e re do të bënte që paga e portierit të rritej dhe të shtoheshin bonuset e tij.

Ish portieri i Juventus ka regjistruar 20 paraqitje me Paris Saint Germain këtë sezon, por faji ra mbi të për eliminimin nga Liga e Kampionëve kundër Manchester United.


Previous Next