Stadiumi i ri i Tottenham Hotspur do ta zhvillojë së shpejti ndeshjen e parë, pas disa muajve vonesë.
Tottenham do të ketë një prej stadiumeve më të mira në Premierligë, pasi deri më tani luante ndeshjet në ‘Ëembley’.
Për stadiumin i cili do të ketë kapacitet prej 62mijë ulseve është gjetur edhe emri dhe kompania që do ta emëroj.
Mediet britanike raportojnë se brendi i njohur botëror i pijeve, ‘Coca – Cola’ka fituar të drejtën për ta emëruar stadiumin.
Shtëpia e Tottenham do të quhet ‘Coca – Cola Arena’. Ndeshja e parë në këtë stadium do të luhet të mërkurën, mes Tottenham U-18 dhe Crystal Palace U-18.