Ish futbollisti serb Dushan Saviq, përmes një postimi të tijin në instagram ka dhënë një deklaratë të turpshme dhe idioteske, me të cilën nuk din a të “qash” apo të “qeshësh”. Ai, në këto ditë t*ragjedie për popullin francez ka gjetur kohë të shfaq nacionalizimin e tij, ku në një farë forme ka thënë se Franca e ka merituar një t*ragjedi të tillë.


Arsye për “qoroditje” të Saviqit duket se ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës pikërishtë në katedralen e cila ditën e djeshme mori flakë.

Ja çka shkruan ai në instagram.

“Francezë, a e mbani në mend 11 nëntorin 2018, në 100 vjetorin e fitores në ‘Luftën e Madhe’. Në katedrale ju e vendosët flamurin e shtetit të vetëshpallur dhe vetëquajtur narko – t*errorist të Kosovës? Kush ishte përkrah presidentit tuaj? Unë e pash një shqiptar t*errorist, po ju? Me mendjen në kokë, Zoti është i madh dhe sheh gjithçka”, ka shkruar Savic, ndërkohë që këtij postimi ia ka përcjellë fotografinë e Notre Dame në flakë.


Previous Next