Edhe pse rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve mes Manchester Cityt dhe Tottenham ishte 4:4, skuadra e Mauricio Pochettino ka kaluar në gjysmëfinale falë golave të shënuar si skaduar mysafire.


Shtatë golat e shënuara në ndeshjen e kthimit në ‘Etihad Stadium’, kanë pasur episodet e tyre të dyshimta.

Në mediet sportive ndërkombëtare është duke u komentuar shumë goli i tretë i Tottenham, i cili u shënua nga sulmuesi Fernando Llorente, shkruan lajmi.net.

Edhe pse gjyqtari Cuneyt Çakır, e kontrolloi në disa kënde këtë moment në pamjet që iu dhuruan nga VAR, nuk arriti që të kishte një pamje të qartë që të përcaktonte përfundimisht se sulmuesi e preku topin me dorë para se të shkonte në rrjetë.

Nga pamjet e publikuar, shihet se topi fillimisht ka prekur krahun e Llorentes,para se të përfundonte në portën e Ederson.

Se a duhej të pranohej ky gol, komentojeni vet.



Previous Next