Bayern Munich ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Gjermanisë për sezonin 2018/2019.

Bavarezët kanë arritur me shumë vështirësi të fitojnë 2:3 në udhëtim te Werder Bremen, në një ndeshje ku shkëlqeu Milot Rashica.


Skuadra e Niko Kovaç krijoi epërsi prej 0-2, kur Robert Lewanodowski në minutën e 36’ dhe Thomas Muller në minutën e 63’, arritën të shënonin.

Werderi ia doli të rikthehej në lojë, kur fillimisht Rashica në minutën e 74’ asistoi për Osako.

Një minutë më vonë, ylli i Kosovës me një depërtim të jashtëzakonshëm, barazoi rezultatin në 2:2.

Por, në minutën e 80’, Bayern Munich fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi Robert Lewandowski, për t’i dërguar bavarezët në finale të Kupës së Gjermanisë.



Previous Next