Pep Guardiola thotë se triumfi i Ligës së Kampionëve do të ishte i zbehtë nëse klubi nuk fiton një tjetër titull të Premier Ligës.
Manchester City e mirëpret Tottenhamin, në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, në mbrëmjen e sotme, ku do të përpiqet të përmbysë rezultatin 1-0 dhe të kalojë në gjysmëfinale.
Pep Guardiola thekson se ai nuk ka ardhur në Manchester City për ta fituar Ligën e Kampionëve – por ka ardhur për të aplikuar një lojë të mirë, gjë që ai e ka arritur.
“Unë e di që njerëzit thonë që kam ardhur këtu për të fituar Ligën e Kampionëve, por unë nuk kam ardhur këtu për të fituar Ligën e Kampionëve, sinqerisht”, tha Guardiola në prag të ndeshjes së dytë kundër Spurs.
“Unë erdha këtu për të luajtur në mënyrën sesi ekipi im ka luajtur në 20 muajt e fundit. Prandaj erdha këtu – për të luajtur mënyrën se si dua të luaj dhe natyrisht që dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Isha në një klub të madh në Bayern Munich dhe pas tre sezonesh kam fituar absolutisht çdo gjë përveç Ligës së Kampionëve. Ishte një dështim i madh. Çfarë mund të them, e pranoj këtë, e di këtë. Unë duhet të jetoj me këtë, por nuk është një problem i madh.
“Shumë klube të mëdha nuk janë këtu tani në çerekfinale, prandaj ajo që është e rëndësishme është se si i trajtoni gjërat për 11 muaj. Ajo që duhet të bëjmë sonte është që të japim zemrën në fushë dhe pastaj të shohim”, përfundoi ai.