Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry, ishte emëruar trajner i Monacos në fillim të këtij sezoni.
Pas vështirësive të mëdha të skuadrës së Monacos në xhirot e para, Leonardo Jardim ishte shkarkuar nga posti i trajnerit, për tu emëruar Thierry Henry.
Henry e kishte të pamundur që të rikthente formën e skuadrës, duke vazhduar me rezultatet negative.
Kështu, debutimi i tij si trajner nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe Henry u shkarkua pas tre muajve, për tu rikthyer si befasi Leonardo Jardim.
Thierry Henry fitoi rreth 25.5 milionë euro për shërbimin e tij tre mujorë tek skuadra e Monacos, sipas raportimeve të ‘France Football’.
Skuadra e Monacos tashmë ka përmirësuar diçka rezultatet dhe është larguar paksa nga zona që dërgon në Ligue 2 të Francës.