Milot Rashica është futbollisti i momentit në Gjermani. Lojtari i kombëtares së Kosovës, është padyshim gabimi më i madh i Gianni de Biasit, i cili vendosi që të linte jashtë listës për Evropianin e Francës, duke sjell më pas vendimin e lojtarit për të luajtur për Kosovën.


Supergoli në minutën e 65-të në Kupën e Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje ndaj Schalkes është vetëm një nga “perlat” e shumta që ai ka shënuar gjatë këtij sezoni.

Rashica ka realizuar 9 gola në 11 ndeshje në vitin 2019, por kjo ecuri nuk është aspak një surprizë për Altin Lalën.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili është edhe agjenti i tij ka dhënë një intervistë për “DeichStube”. “Gjithmonë e dija që Rashica do të arrinte në këto nivele.

Ai mund të bëjë edhe shumë më shumë”, shpjegon ai. Altin Lala ishte para TV së bashku me djalin e tij, kur po ndiqte një ndeshje miqësore mes 21-vjeçarëve të Kosovës dhe të Ganës. “I thash djalit tim: Duhet të kesh kujdes nga ky, është shumë i mirë”, tregoi Lala, i cili e takoi personalisht një vit e gjysmë më vonë. Këtë herë ishte në një ndeshje ndërkombëtare, dhe ish-mesfushori shqiptar shkoi në stadium për ta ndjekur nga pranë.

“Ky ishte çasti kur u vendosa në kontakt me të dhe babai i tij e priti shumë mirë. Vendosa që ta mbështesja”, tregon Altini. Rashica nisi karrierën në Kosovë me Vushtrrinë, ndërkohë që më pas u largua te Vitesse në Holandë.

Lala kërkoi që ta ndihmonte për ta transferuar te ish-klubi i tij, Hannover 96.“Në një seancë stërvitore, Miloti pësoi një dëmtim në ligamentin krucial”, tregon Lala, i cili vendosi që ta ndihmonte me operacionin dhe jetoi me të për pothuajse një vit, sikur ta kishte djalin e tij.


Qëndrimi i tij ishte me 3 mujor, pasi i lejohej që të qëndronte në Gjermani vetëm për 90 ditë.

“Unë jam konsulent futbollistësh. Dua të ndihmoj talentet. Rashica nuk ka qenë asnjëherë një problem për mua. E ardhmja? Nuk ka asgjë të re. Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022. Në 3 muajt e fundit ka luajtur shumë mirë më Werder Bremenin. Jemi të qetë dhe do të bëjmë një hap vetëm në kohën e duhur”, tregon Lala.


Previous Next