Liverpool ka shpenzuar gati 20 milionë euro më shumë se çdo klub tjetër i Premier League për agjentët nga shkurti i vitit 2018 deri në janarin e 2019.
Agjentët janë një pjesë e rëndësishme e mbarëvajtjes së transferimeve dhe sa më i vështirë të jetë operacioni, aq më shumë paguhen.
Liverpool ka shpenzuar plot 51 milionë euro gjatë kësaj kohe vetëm për agjentët, një shifër e çmendur.
Chelsea është ekipi i dytë në listë me 31.5 milionë euro teksa këto shifra të mëdha i bën ato të shpenzuara nga ekipe si Burnley, Cardiif apo Huddersfield si të papërfillshme.
Shuma totale që kanë paguar 20 klubet e Premier League drejt agjentëve në më tepër se 300 milionë euro.
Daily Mail raporton se Federata Angleze e Futbollit kërkon të ndryshojë rregullat për sa i përket agjentëve.
Ato duan t’i ndalojnë duke bërë që të paguhen si nga klubi ashtu edhe nga lojtarët. Ndërkohë FIFA kërkon një zgjidhje hibride, ku lojtarët do të paguajnë 100% të shumës së agjentëve.