Liverpool ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp, ka arritur të mposht 2:0 Porton në ‘Anfied Road’, në ndeshjen e parë çerekfinale të garës elitare për klube në Evropë.


Liverpool e nisi mirë takimin, duke shënuar të dy golat e kësaj ndeshje në pjesën e parë.

Në minutën e 5’, Naby Keita shënoi për 1:0, kur pranoi një asistim nga Roberto Firmino.

Ishte pikërisht Firmino që dyfishoi epërsinë për Liverpool në 2:0, kur në minutën e 26’ dërgoi topin në rrjetën e Iker Casillas, pas një asistimi të bukur nga Alexander Arnold.

Pjesa e dytë e ndeshjes, pavarësisht rasteve nuk dhuroi goli, dhe Liverpool e fitoi 2:0 përballjen e parë kundër Portos.




Previous Next